Telegrafi

Gjesti i madh i Musatafit, dhuron mbi 16 mijë shujta për t’i ndihmuar të prekurit nga coronavirusi

Shkodran Mustafi . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Shkodran Mustafi ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e 28-të të tij.

Mbrojtësi shqiptar ka bërë një gjest jashtëzakonisht të mirë, duke iu bashkangjitur fondacionit të Arsenalit që po vazhdon ndihmën për komunitetin pas pandemisë Covid -19.

Mustafi ka vendosur të dhurojë mbi 16 mijë shujta ushqim, ndërsa përveç kësaj ai do të ndihmojë komunitetin edhe për furnizime të tjera.

Ka qenë vet shqiptari që nëpërmjet një video në Instagram ka bërë publik ndihmën e tij.

“Vetëm dua t’iu falënderojë për të gjitha urimet për ditëlindje. I kam lexuar urimet dhe jam i lumtur për secilin prej tyre. Në kushte normale ditëlindjen do ta kaloja me familjen dhe shokët”.

“Por kjo aktualisht nuk është e mundur. Unë e di që ka njerëz në Islington që vërtetë po vuajnë në këtë moment dhe dua të tregoj mbështetjen time për komunitetin dhe për familjen tonë të Arsenalit”.

“Dua të bashkohem dhe të ndihmojë duke ofruar mbi 16 mijë shujta dhe gjëra tjera emergjente për njerëzit në Islington që tani kanë nevojë për përkrahje më shumë se çdo herë”, ka thënë Mustafi në videon e publikuar.

Gjesti i Musatfit është përshëndetur shumë nga tifozët që kanë përgëzuar për iniciativën. /Telegrafi/