Telegrafi

Gjesti i madh i Fiorentinës për ish-kapitenin që ndërroi jetë: Astori, gjithmonë me ne

FLORENCE, ITALY - MARCH 11: ACF Fiorentina fans remember Captain Davide Astori during the serie A match between ACF Fiorentina and Benevento Calcio at Stadio Artemio Franchi on March 11, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Davide Astori ndërroi jetë muaj më parë pas një sulmi në zemër.

Mbrojtësi italian po qëndronte në hotel para ndeshjes me Udinesen kur kishte ndërruar jetë.

Largimi i tij nga kjo botë shokoi të gjithë, pasi Fiorentina humbi kapitenin dhe futbolli hupi një futbollist të madh.

Por edhe pse fizikisht është ndarë nga jeta, Astori vazhdon të kujtohet nga ish-klubi i tij Fiorentina.

Klubi vjollcë ka zhvilluar ndeshjen e parë në Serie A, ku ka marrë një fitore të thellë 6-1 ndaj Chievos.

Para ndeshjes nëpërmjet një postimi në Instagram, Fiorentina ka publikuar pamje nga dhoma e zhveshjes.

Fanella e Astorit me numër 13 qëndronte në dhomën e zhveshjes ashtu si e gjithë lojtarëve tjerë.

“Gjithmonë me ne”, ishte shkrimi i klubit vjollcë drejtuar ish-kapitenit të tyre.

Ish-reprezentuesi italian gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Milanin, Cagliarin e Romën. /Telegrafi/