Një gjest aspak sportiv ka ndodhur në futbollin gjerman, më saktësisht në Bundesliga 3.
Ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Carl Zeiss Jena dhe Meppen, ku vendasit ishin në presion të madh për të marrë pikë.
Aktualisht skuadra e njohur gjermane ndodhet në pozitën e fundit në tabelë dhe në tetë ndeshjet e para ka shënuar vetëm një fitore dhe ka marrë tri barazime duke humbur në katër ndeshjet tjera.
Meppen ishin duke udhëhequr 2-0 pasi kishin përfunduar 45 minuta lojë.
Por në pjesën e dytë ndodhi ajo që nuk e dëshiron asnjë adhurues i futbollit, gjest jo sportiv nga skuadra vendase.
Sulmuesi i Jenas, Gunther Schmidt mbeti i shtrirë në fushë pas një lëndimi, ndërsa lojtari Granatowski i mysafirëve e ndali topin duke kërkuar futjen e mjekut në fushë për ta ndihmuar kundërshtarin.
Kjo gjë nuk i bëri përshtypje lojtarit të Jenas, Soren Eismann i cili e rrëmbeu topin duke u drejtuar kah goli i mysafirëve dhe shënoi gol duke mos respektuar ‘Fair Play’-n nga kundërshtarët.
Kjo bëri që futbollistët e mysafirëve të reagojnë ashpër ndaj mesfushorit por kjo gjë nuk i bëri fare përshtypje atij edhe pse mbante shiritin e kapitenit dhe duhej të ishte shembull në fushë.
Në fund Eismann shënoi edhe një gol tjetër për tu mbyllur sfida në barazim 2-2.
Por gjesti i gjermanit është komentuar gjatë në mediat gjermane të cilat e kanë kritikuar për gjestin e bërë.
Videoja e golit është shpërndarë jashtëzakonisht shumë nëpër rrjetet sociale ku shumica nga komentet kanë qenë negative për mesfushorin Eismann. /Telegrafi/
This from the German 3rd tier.
Jena player injured.
Meppen stop for injury.
Another Jena player tackles him, scorespic.twitter.com/pbLI3GcIP9— Archie Rhind-Tutt (@archiert1) September 16, 2017