Kevin Prince Boateng ka qenë lojtari kryesor i ndeshjes së djeshme mes Borussia Moenchegladbach dhe Eintracht Frankfurt.
Mesfushori ganez, shënoi golin e vetëm në këtë sfidë në minutën e 13-të.
Por ajo që i bëri të gjithëve përshtypje në stadium ishte festimi i golit nga ish-anëtari i Milanit.
Boateng festoi duke treguar një fanellë me emrin e Abdelhak Nourit, talentit të jashtëzakonshëm holandez që kishte pësuar sulm në fushë.
Gjesti i Princit është përshëndetur shumë nga tifozët e futbollit të cilët e kanë lavdëruar për atë që ka bërë.
Pas ndeshjes Boateng ka deklaruar se nuk e njeh personalisht Nourin, por rasti i tij e ka prekur shumë.
“Festimi im ishte për vogëlushin Nouri. Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi me të dhe desha t’ia kujtojë se ne lutemi për shëndetin e tij”, deklaroi Boateng për faqen zyrtare të Bundesligës.
Boateng ka bërë të ditur se në çdo takim do ta veshë fanellën e njëjtë me emrin Nouri dhe numrin 34.
“Ai ishte një talent i jashtëzakonshëm dhe ajo që ka ndodhur ishte një tragjedi”.
“Unë gjithmonë do ta veshë këtë fanellë ndër atë të Frankfurtit pasi çdo gol do të jetë për Nourin”, u shpreh Boateng.
20-vjeçari holandez pasi kishte pësuar sulm në ndeshjen miqësore Ajax – Werder Bremen, ka mbetur me dëmtime të përhershme të trurit dhe nuk pritet t’i kthehet fushave të futbollit. /Telegrafi/