Telegrafi

Gjesti i jashtëzakonshëm i Keylor Navas, prenë flokët për fëmijët që luftojnë kancerin (Foto)

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas ishte më i miri në fushë ndaj Malagas.

Ai priti disa gjuajtje të vendasve duke bërë që porta e tij të mbetet e pa prekur.

Por në fund të ndeshjes, Navas ka treguar edhe arsyen pse i ka prerë flokët dhe tani është ‘tullac’.

“Flokët i kam prerë për fëmijët që po luftojnë kancerin nëpër spitale”.

“Ky gjest i imi është për familjet e tyre, le ta vazhdojnë luftën me kancerin”, ka deklaruar Navas. /Telegrafi/