Portieri i Real Madridit, Keylor Navas ishte më i miri në fushë ndaj Malagas.
Ai priti disa gjuajtje të vendasve duke bërë që porta e tij të mbetet e pa prekur.
Por në fund të ndeshjes, Navas ka treguar edhe arsyen pse i ka prerë flokët dhe tani është ‘tullac’.
“Flokët i kam prerë për fëmijët që po luftojnë kancerin nëpër spitale”.
“Ky gjest i imi është për familjet e tyre, le ta vazhdojnë luftën me kancerin”, ka deklaruar Navas. /Telegrafi/