Dele Alli mund të mos luajë më këtë sezon pas një gjesti jo sportiv që bëri kundër WBA-së.
Mesfushori i talentuar i Tottenhamit, i sapo shpallur si ‘Lojtari i më i mirë i vitit’ në Angli, gaboi të hënën, duke goditur me grusht një futbollist të WBA, Claudio Yacob.
Gjyqtari nuk pa asgjë, por ashtu si pritej, Alli do të dënohet me anë të provës televizive.
Federata angleze ka kërkuar tri ndeshje pezullim dhe nëse disiplina e konfirmon dënimin, ylli i Tottenhamit nuk do të luajë më në tre ndeshjet e mbetura të Ligës Premier. /Telegrafi/