Site icon Telegrafi

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision – 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Foto: Screnshot/YouTube

Baby Lasagna nuk është vetëm përfaqësuesi i Kroacisë në Eurovision.

Ai është gjithashtu një princ i popullit dhe një humanitar.

Dhe këtë e dëshmoi sërish të enjten me lajmin se ka ri-dhuruar një çmim qeveritar për të ndihmuar në mbështetjen e dy institucioneve mjekësore shumë të denja.

Foto: Screenshot/Instagram

Të enjten, qeveria e Kroacisë i dha Baby Lasagna – emri i vërtetë Marko Purisic – 50 mijë euro për “promovimin e dukshmërisë ndërkombëtare të Kroacisë”.

Kryeministri Andrej Plenkoviq e uroi atë duke thënë: “Ky është suksesi më i mirë i çdo përfaqësuesi kroat në Eurovision që kur Kroacia u bë e pavarur, pra që nga suksesi i grupit Riva në vitin 1989…Ky është një sukses dhe rezultat magjepsës”.

Siç shpjegon HRT, qeveria gjithashtu duartrokiti Baby Lasagna për të qenë një “shembull i shkëlqyer i muzikës me ngjyrime dhe elemente të kostumeve popullore, si dhe një përshkrim të jetës në fshat dhe sfidave të të rinjve me të cilat përballen vendimi për të shkuar në qytetet e mëdha”.

Baby Lasagna ridhuron çmimin 50 mijë euro nga qeveria kroate për dy spitale

Por Baby Lasagna refuzoi të pranonte paratë. Në vend që të pasurohet, ai dëshiron të ndihmojë në përmirësimin e jetës së atyre në nevojë.

“Falënderoj qeverinë kroate për çmimin në të holla në vlerë prej 50,000 mijë euro”, tha ai. “Megjithatë, nuk mund t’i pranoj ato para. Mund të jap shumë arsye pse, por e para, më e rëndësishmja dhe e mjaftueshme është se ka shumë individë dhe organizata të tjera që do të ndihmojnë shumë më shumë njerëz me para”.

“Unë kërkoj nga z. Plenkoviq që, në emrin tim dhe në emër të qeverisë kroate, të dhurojë 25 mijë për Institutin për Onkologji dhe Hematologji Pediatrike në kuadër të spitalit ditor “Mladen Cepulic”.

“Më tej, do të doja t’i dhuroja 25 mijë të mbetura për Institutin për Hematologji Pediatrike, Onkologji dhe Transplantimin e Qelizave Staminale Hematopoetike, KBC Zagreb. Faleminderit”. /Telegrafi/

Exit mobile version