Një lokal në Sheffield po ofron vaktin e mëngjesit anglez për vetëm 99 penny (mbi një euro), në mënyrë që të ndihmojnë klientët që po kalojnë një periudhë të vështirë pasi që ata po ballafaqohen me ngritjet enorme të çmimeve.
Nadine Grant, bashkëpronare e Tastee Cafe, tha se stafi dëshironte që ta bënte pjesën e tyre në ndihmën e komunitet lokal, transmeton Telegrafi.
“Çmimi i këtij vakti zakonisht do ishte 3.50 funta, por që njerëzit nuk mund të shpenzojnë në ushqim si më parë”, deklaroi Grant për BBC-në.
Lokali në Gleadless mori mbështetje për këtë gjest madhor nga një mishtore lokale, shtoi Grant.
“Shumë nga klientët e Tastee Cafe po ndienin disa vështirësi për shkak të krizës së ngritjes së çmimeve. Klientët nuk shpenzojnë ose nuk e frekuentojnë lokalin si më parë. Kjo është e kuptueshme për shkak të situatës momentale”, vazhdoi rrëfimin e saj ajo. /Telegrafi/