Cristiano Ronaldo ndodhet në SHBA dh me këtë rast ka dal për shopping në rrugët e Beverly Hills.
Me të dal nga vetura ai është ndjekur nga shumë fansa, por kjo nuk i ka pëlqyer portugezit. Pasi në një moment atij i është ofruar një fans për fotografi dhe CR7 e ka shtyrë.
“Kurrë nuk do të refuzojë një autograf, përqafim apo fotografi. Edhe unë jam një fans i futbollit”, ka thënë Ronaldo para një viti.
Por, kur shikojmë videon e më poshtme, atëherë kuptojmë se njëra e tjetra janë në kundërshtim. /Telegrafi/