Site icon Telegrafi

Chygrynskyt për vendin e tij: Hyri në fushë dhe festoi golin me flamurin e Ukrainës

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Dmitro Chygrynsky, i cili aktualisht luan në Superligën e Greqisë, doli në fushë me flamurin ukrainas para ndeshjes.

Chygrynsky luan te Ionikos dhe kur skuadra e tij shënoi kundër PAOK –ut, ai së bashku me shokët e tij festoi duke e ngritur flamurin lartë.

Një mbështetje e ekipit për Chygrynskyn, i cili ka lindur në qytetin ukrainas të Iziasla, i cili është 265 kilometra nga qyteti i Kievit.

https://twitter.com/SportsbookBTC/status/1498741250685505537

Ionikos përfundoi ndeshjen në barazim ndaj PAOK-ut dhe në fund të ndeshjes, ish-lojtari i Barcelonës u përqafua nga të gjithë bashkëlojtarët dhe stafi i trajnerit.

Rusia në javën e shkuar ndërmori një sulm nga të gjitha anët në drejtim të Ukrainës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=_PiI9RM_1so&ab_channel=Novasports.gr

Exit mobile version