Telegrafi

Gjesti i Cavanit ndaj Minas bënë bujë në rrjetet sociale, tifozët befasohen se si sulmuesi nuk u ndëshkua me të kuq

Edinson Cavani arriti t’i shpëtonte një kartoni të kuq të mundshëm gjatë ndeshjes së fituar 2-0 nga Manchester Unitedi ndaj Evertonit, pavarësisht se uruguaiani e kapi për fyti dhe e rrëzoi mbrojtësin Yerry Mina.

Uruguaiani luftoi me Minan gjithë natën gjatë përplasjes çerekfinale të Kupës Carabao dhe një incident në fillim të pjesës së dytë e pa Minan në dysheme.

Cavani shikoi të hakmerrej ndaj Minas që i tërhiqte fanellën duke e kapur atë për fyti dhe duke e shtyrë për tokë.

Lexo po ashtu Everton 0-2 Man Utd, notat e lojtarëve – Shkëlqen Cavani

VAR nuk është në përdorim në Carabao Cup dhe gjyqtari Andrew Madley nuk e pa grindjen kështu që mbeti pa u ndëshkuar.

Veterani do të vazhdonte lojën e tij dhe do të shënonte në minutën e 88-të dhe t’i jepte Unitedin epërsinë 0-1, para se Anthony Martial të shënonte në shtesë për 0-2.

Tifozët reaguan ndaj ndërhyrjes dhe ata mendojnë se Cavani ishte tepër me fat që nuk mori karton të kuq.

Reagimet e tifozëve kanë qenë nga më të ndryshmet, ku shumica nga ta ishin të befasuar se si Cavani i shpëtoi ndëshkimit. /Telegrafi/