Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0 ndaj Cadizit.
Por katalunasit kanë mundur ta humbasin këtë ndeshje në minutën e fundit, sikur mos të vinte një reagim nga Sergio Busquets.
Po zhvillohej minuta e 96-të e ndeshjes, kur Cadiz ishte në sulm dhe në atë moment ndodheshin dy topa në fushë.
Busquets për ta ndërprerë aksionin e vendasve bëri një gjest jo sportiv, duke e goditur njërin top në drejtim të futbollistit vendas.
Në atë moment gjyqtari kryesor e ndaloi lojën dhe goli që shënuan vendasit nuk u llogarit.
Gjyqtari kryesor e ndëshkoi Busquetsin me karton të verdh për gjest jo sportiv, derisa kjo video është bërë virale në rrjetet sociale.
Reprezentuesi i Spanjës është kritikuar nga tifozët e klubeve tjera për gjest jo sportiv, derisa ata të Barcelonës e kanë lavdëruar, pasi ai e ka shpëtuar ekipin e tij nga humbja. /Telegrafi/
Busquets tirando la otra pelota que estaba en la cancha para cortar el ataque del Cádiz. Bidonazo.
La imágen que describe el presente del Barça.
— Facu López (@FaacuLopez__) September 23, 2021