Telegrafi

Gjestet që e bënë kryetemë trajnerin gjerman (Video, +16)

Joachim Low është bërë temë e mediave për shkak të gjesteve të tij në ndeshjen kundër Ukrainës.

Gjermania fitoi me rezultat 2-0 për ta nisur mbarë Kampionatin e sivjetmë Evropian, mirëpo vëmendje të madhe ka tërhequr përzgjedhësi i Die Manschaft.

Teksa qëndronte në bankë dhe i drejtonte lojtarët e tij, 56-vjeçari ka futur dorën në pantallona edhe përpara edhe prapa, dhe pastaj i ka marrë erë.

Ndryshe, në ndeshjen e radhës Gjermania luan kundër Polonisë. /Telegrafi/