Telegrafi

Gjest i ulët nga tifozët: Christian Eriksen u godit me monedhë gjatë intervistës në rikthimin te Danimarka

Christian Eriksen u godit në mënyrë tronditëse nga një monedhë në një intervistë pas një rikthimi në ekipin kombëtar të Danimarkës.

287 ditë pasi pësoi një atak kardiak duke luajtur kundër Finlandës në Euro 2020, mesfushori bëri një rikthim emocional për vendin e tij.

Pasi hyri në lojë dhe iu dha një ovacion nga tifozët, Eriksen shënoi me prekjen e tij të parë për të bërë rezultatin 3-2 në sfidën ndaj Holandës.

Lexo po ashtu Eriksen i lumtur, por edhe i emocionuar me rikthimin te Danimarka – synon të luajë në Kupën e Botës në Katar

Ishte një moment i veçantë. Eriksen ishte plot gëzim dhe shokët e skuadrës ishin gjithashtu të gëzuar për të pas atij episodi të frikshëm 9 muaj më parë.

Por, rikthimi mori një kthesë të papritur të shëmtuar pasi ndërsa deklarohej për rikthimin në fushë për kombëtaren, një monedhë iu hodh Eriksenit gjatë një interviste pas ndeshjes.

Ajo goditi ish-mesfushorin e Spurs në krah dhe ai u kthye dhe hodhi një vështrim poshtë në atë që sapo e kishte goditur.

Duke diskutuar golin dhe rikthimin e tij, Eriksen tha: “Isha i lumtur që topi erdhi tek unë. Mendova se ishte një përfundim i bukur dhe të fillosh rikthimin tim ndërkombëtar në këtë mënyrë është një mënyrë e përsosur”.

“Nëse nuk e shikon rezultatin (humbja 3-2), unë jam një njeri i lumtur. Të kalosh atë që kam kaluar, të kthehesh është një ndjenjë e mrekullueshme”.

Lexo po ashtu Christian Eriksen shënon një gol të bukur në prekjen e parë të topit pas rikthimit te Danimarka

I pajisur me një ICD (kardioverter-defibrilator i implantueshëm), Eriksen nuk u lejua të luante në Serie A për shkak të rregulloreve të tyre për pajisjet e zemrës dhe kështu atij iu ndërpre kontrata me Interin në dhjetor kur kuptoi se ishte e mundur të vazhdonte të luante.

30-vjeçari nënshkroi një marrëveshje gjashtëmujore me Brentford në janar dhe bëri paraqitjen e tij të parë kundër Newcastle, duke marrë duartrokitje nga të dy grupet e tifozëve dhe lojtarëve pasi hyri si zëvendësues. /Telegrafi/