Pavarësisht se një ulëses në veriperëndim të qytetit spanjoll La Estrada i mungon eleganca dhe finesat gjatë prodhimit, më i rëndësishëm është mundi dhe qëllimi për çfarë është bërë.
Ulësja u zhduk pasi pensionisti Manuel Souto, 82-vjeç, vendosi të gjej një hapësirë për pushimin e gruas së tij gjatë shëtitjeve në orët e pasdites, transmeton Telegrafi.
Maria Souto i ka 79 vjet dhe vuan nga artroza dhe ecë me ndihmën e shkopit, e ushtrimet e mëngjesit për të janë shumë të vështira.
Pasi që lutja e saj tek autoritetet lokale për vendosjen e ulëses përgjatë shtegut të ecjes hasi në vesh të shurdhë, Manuel vendosi t’i marrë vetë gjërat në dorë.
“Për ulësen më janë dashur rreth gjysmë ore”, ka thënë Manuel për mediat lokale.
Hilo ⬇️:¡Gran iniciativa! 👏🪑
Ante la falta de respuesta del @c_aestrada a la petición de Manuel de poner un banco en la zona en la que pasea con su mujer. Este decidió construir e instalar un banco para que su mujer María, que está enferma, pudiese descansar durante sus paseos. pic.twitter.com/j4RS1s9WRS— Matia (@MatiaFundazioa) June 9, 2021
E pronari i një dyqani lokal i kishte dhënë leje që ulësen ta vë para dyqanit të tij, e ajo ishte vendosur gjatë natës si befasi për Marian.
“Kur e pa u befasua. E fitova një përqafim dhe puthje”, tha ky pensionist që ndihet krenar.
Ulësja u bë e famshme në qytet, e Manueli apelon ta përdorin vetëm njerëzit që kanë më së shumti nevojë.
Për këtë ekziston edhe një mesazh i shkruar me ngjyrë të zezë: “Jini të kujdesshëm. Për njerëzit e moshuar”.
Manuel tha se edhe disa fqinj e kanë pyetur që t’ju bëjë një ulëse të tillë, por ai ka refuzuar ta bëjë.
“E kam bërë vetëm një e ajo është për gruan time”, ka përfunduar spanjolli. /Telegrafi/