Telegrafi

Gjest i madh nga Pohjanpalo – shënoi golin e fitores ndaj Danimarkës, por nuk e festoi shkaku i Eriksenin

Joel Pohjanpalo shënoi golin e fitores 1-0 të Finlandës ndaj Danimarkës në kuadër të Grupit B në Euro 2020.

Finlanda fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Danimarkës në një ndeshje plot panik dhe ankth, e cila u ndërpre në minutën e 43-të dhe rifillojë vetëm pas një ore e gjysmë.

E gjithë kjo erdhi shkaku që kapiteni i Danimarkës, Christian Eriksen, ra në fushën e lojës pa ndjenja, pasi pati një sulm në zemër.

Lexo po ashtu Momente ankthi në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, Eriksen bie në tokë pa ndjenja

Lëndimi i Eriksenit preku të gjithë lojtarët e të dyja skuadrave, tifozët dhe çdo njeri tjetër që është i lidhur me sportin.

Megjithatë, UEFA së bashku me përfaqësuesit e dy kombëtareve morën vendim që ndeshja të rifillojë dhe në fund fitore shënuan finlandezët.

Lexo po ashtu Finlanda merr fitore historike ndaj Danimarkës – në ndeshjen që shkaktoi panik të madh në botën e futbollit

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 60-të dhe ishte Joel Pohjanpalo, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Jere Uronen.

Por, Pohjanpalo bëri një gjest të madh pas golit, pasi refuzoi ta festojë shkaku i Eriksenit dhe gjesti i tij është vlerësuar maksimalisht nga të gjithë. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >