Fiorentina do t’i transferojë pagat e mbetura të kontratës së kapitenit të ndjerë Davide Astori për gruan dhe vajzën e tij që i la pas.
Lajmi u konfirmua këtë mbrëmje nga Presidenti i CONI-t, Giovanni Malago pas një takimi të drejtuesve të Serie A, por ky mundet me qenë edhe një mashtrim sipas mediave italiane.
Astori vdiq në gjumë të dielën, në moshën 31-vjeçare, në hotelin e ekipit përpara një ndeshjeje të planifikuar kundër Udineses.
Presidenti i Fiorentinës, Andrea Della Valle njoftoi se kishin rënë dakord për një zgjatje të kontratës që do të nënshkruhej sot.
Tani, ka ardhur edhe konfirmimi nga drejtuesi i CONI-t, Malago, i cili ka sqaruar gjithçka rreth atyre parave të planifikuara.
Sipas tij, klubi Viola do të marrë shumën që ishte lënë mënjanë për kontratën e italiani dhe do t’ia japë familjes Astori.
Italiani shtatlartë la pas vetes gruan e tij, Francesca dhe vajzën dyvjeçare, Vittoria, dhe këtyre dyjave pritet t’i takojë rroga e mbrojtësit.
Paga e tij ishte 1.3 milionë euro në vit dhe, edhe pse raportet e mëhershme që sugjeronin zgjatjen e kontratës ishin gjithsesi të mundshme, ky do të ishte një gjest më shumë simbolik sesa një kontratë zyrtare. /Telegrafi/