Rihanna ironizoi me shaka me fansat e saj të enjten ndërsa ishte jashtë në New York City – teksa ata vazhdojnë të luten për ‘muzikë të re’ nga ylli.
Nëntë herë fituesja e çmimit “Grammy”, 36 vjeçe, doli nga sedilja e pasme e një SUV-i të zi e veshur me një bluzë të kaltër që i referohej asaj si ‘pensioniste’.
Në bluzë, shkruante: “Unë jam në pension ,” e skalitur në pjesën e përparme me germa të bardha, të verdha dhe të kuqe, shkruan DailyMail.
Rihanna nuk ka publikuar një album që nga ai i vitit 2016, “Anti” dhe, në vend të kësaj, e ka zhvendosur fokusin e saj në ndërtimin e perandorisë së saj të bukurisë miliarda dollarëshe.
Ajo i irritoi fansat në fillim të kësaj jave duke njoftuar se së shpejti do të lansojë markë e saj të re të kujdesir për flokë, ndërsa njëra shkroi në Twitter: “Ti po publikon gjithçka përveç albumit!”.
Dhe zgjedhja e bluzës së të enjtes dukej se ishte mënyra e saj për t’iu përgjigjur protestave në internet.
Ajo e dizajnoi atë me një fund të stilit sirenë blu të kaltër, atlete “Puma” të kuqe dhe një çantë të gjelbër të ndezur “Bottega Veneta”.
Nëna e dy fëmijëve kishte gjithashtu një palë syze dielli të frymëzuara nga Y2K, me thjerrëza në ngjyrë blu dhe flokët e saj bionde të arta, ishin stiluar me gërsheta.
Rihanna ishte zbukuruar me gjerdan ari dhe kishte një unazë me shkëlqim në dorën e majtë.
Ka qenë një javë e ngarkuar për yllin që njoftoi zyrtarisht nxjerrjen në treg të markës së saj më të re të kujdesit për flokë më 13 qershor, produktin e quajtur “Fenty Hair”.
Është ende e paqartë saktësisht se çfarë lloj produktesh për kujdesin e flokëve do të shiten nën “Fenty Hair”. /Telegrafi/