Libani është në zi pas një shpërthimi masiv në portin detar në Bejrut, ku la të vdekur të paktën 137 njerëz gjersa janë të lënduar mbi katër mijë persona.
Por, ku nuk është i vetmi shqetësim i momentit i shtetit libanez pasi që vendi po përballet edhe me krizën e pandemisë globale të COVID-19, shkruan BBC.
Siç qëndron, ka pasur 5,417 infeksione dhe 68 vdekje të lidhura me pandeminë e coronavirusit në Liban, sipas një njoftimi nga Universiteti Johns Hopkins, transmeton Telegrafi.
Të tjera 355 infeksione të reja u regjistruan në vend, rritja më e madhe e rasteve brenda një dite, treguan të dhënat nga universiteti.
Rastet janë rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga fundi i qershorit, një shenjë shqetësuese për një vend në krizë ekonomike. /Telegrafi/