Telegrafi

Gjersa po debatohej për Kosovën, deputeti i partisë së Vuçiqit shikon serial

Edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë shpesh në publik se i urren më së shumti njerëzit që vonohen dhe se është i pamëshirshëm ndaj atyre që nuk dinë të respektojnë kohën, çfarë do të thotë për bashkëpartiakët e tij.

Parlamenti i Serbisë po zhvillon edhe sot një seancë për Kosovën, por duket se një deputeti të partisë së presidentit serb, SNS, nuk po i duket interesant më debatet dhe fjalimet e shefit të tij.

Lexo po ashtu Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, deputetët e pozitës dhe opozitës për pak sa nuk përleshen

Ish-nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti aktual, Igor Beçiq, shfrytëzon kohën për të parë një serial.

Natyrisht kur duhet duartroket dhe vazhdon ta shikojë me buzëqeshje filmin, raporton nova.

Lexo po ashtu SHBA-të e futën në listën e zezë, dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit - Radoiçiq i duartroket Vuçiqit në Parlamentin e Serbisë

Gjatë monologut të gjatë të Vuçiqit, deputetët e partisë së tij duartrokisnin, qeshnin dhe shanin herë pas here kundërshtarët politik.

Ndryshe, deputetët serbë gjatë ditës së djeshme gati sa nuk u përleshën pas një fjalimi të presidentit. /Telegrafi/