Site icon Telegrafi

Gjermania me numër rekord, mbi 11 mijë persona të infektuar me coronavirus

Autoritetet shëndetësore gjermane kanë zbardhur të dhënat e fundit rreth gjendjes me pandeminë.

Sipas Institut Robert Koch, Gjermania gjatë ditës së sotme kanë regjistruar 11.287 persona të infektuar me coronavirus, raporton diewelt.

“Ndërkohë, situata është bërë shumë e rëndë”, tha Drejtori i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler në një konferencë për shtyp. Ky është numri më i madh i të infektuarve rishtazi në një ditë që nga fillimi i pandemisë.

Në të njëjtën kohë, Wiehler vlerësoi se ishte akoma e mundur të parandalohej një përhapje edhe më e madhe e virusit.

Ndryshe, ai vlerësoi mundësinë e infektimit në transportin publik dhe hotelet si “relativisht të ulët”. /Telegrafi/

Exit mobile version