Telegrafi

Gjermanisë i kanoset mungesë e punëtorëve të kualifikuar

Veçmë për pesë vite numri i vendeve të lira të punës do të jetë më i madh nga numri i punëtorëve të kualifikuar, të cilët mund të punësohen në këto vende pune.

Deri në vitin 2020 Gjermanisë, siç vlerësohet, do t’i mungojnë pothuajse dy milionë punonjës me kualifikime të larta.

Drejtori i filialit gjerman të kompanisë "MekKinsi", Frank Matern theksoi se, edhe krahas krizës, prioriteti më i madh i politikës kadrovike të kompanive gjermane duhet të jetë ruajtja e ekipeve ekzistuese, ndërsa si zgjidhje të përkohshme propozon punësim të pjesërishëm dhe kohë të shkurtuar pune.