Site icon Telegrafi

Gjermanisë i bien eksportet

Importet dhe eksportet Gjermane ranë më shumë se sa pritej gjatë tetorit. Kjo tregon se ekonomia më e madhe e Europës, po dëmtohet ende nga ngadalësimi në Kinë dhe tregjet e tjera në zhvillim.

Eksportet kanë rënë kështu me 1.2 për qind gjatë kësaj periudhe kohore, më shumë se dyfishi i parashikimeve prej 0.5 për qind rënie. Tregtia e jashtme ka pasur imapkt negativ në rritjen ekonomike të Gjermanisë në tremujorin e tretë, dhe prodhimi më i ulët industrial tregon gjithashtu se industria po ndikohet nga efektet e një ngadalësimi në Kinë.

Instituti për hulumtime ekonomike rishikoi negativisht pritshmëritë për rritjen ekonomike në vitin aktual, në 1.7 për qind. Megjithatë, parashikimet për 2016-ën, vijnë në një ritëm më të shpejtë të zgjerimit, ndihmuar nga shpenzimet publike në përkrahje të refugjatëve që vijnë drejt vendit.

Importet ranë në 3.4 për qind, rënia më e madhe mujore që prej 2012-ës. Ekonomistët thonë se rënia e importeve nuk është një shqetësim i madh, pasi reflekton impaktin e çmimeve të ulëta të naftës, duke qenë se Gjermania importon energji me tepri.

Suficiti tregtar është zgjeruar në 20.8 miliardë euro nga 19.2 miliardë në muajin e kaluar. Të dhëna të tjera të reja, tregojnë se ekonomia është drejt rimëkëmbjes, ndihmuar nga një kërkesë më e fortë në Eurozonë. /Telegrafi/

Exit mobile version