Telegrafi

Gjermania zgjat bllokimin deri në fund të janarit

Situata me pandeminë në shtetin gjerman sa ka kaluar, aq është përkeqësuar.

Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi sonte se bllokimi në Gjermani do të zgjatet të paktën deri në fund të janarit, raporton abcnews.

Merkel gjithashtu tha se “kufizimet në kontaktet sociale do të shtrëngohen dhe se këto masa do të jenë të njëjta me ato të prezantuara në fillim të pandemisë në muajin mars”.

Siç tha ajo, pjesëmarrësit në takim bënë thirrje për futjen e kufizimeve të reja në lëvizjen në zonat me shkallë veçanërisht të lartë të infeksionit.

Ndryshe, Gjermania deri më tani ka raportuar 1.8 milion raste me coronavirus gjersa 35748 kanë vdekur. /Telegrafi/