Gjermania ka triumfuar si mysafir i Rumanisë me rezultat 1-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që mbahet në Katar në vitin 2022.
Gjermanët e filluan më mirë takimin, duke shënuar pas vetëm 17 minutash lojë me anë të Serge Gnabryt që u asistua nga Kai Havertz.
Skuadra mysafire nuk u ndal me kaq dhe kërkuan që të shënonin edhe golat e tjerë.
Por, lojtarët e Joachim Low nuk arritën t’i konkretizonin rastet, duke shkuar në pushimin e pjesës së parë me vetëm këtë gol.
Në 45 minutat e dytë, ishte sërish Gjermania që dominoi me posedim dhe me shanset e krijuara.
Timo Werner kishte disa shanse të mira shënimi, mirëpo i mungoi konkretizimi anëtarit të Chelseat.
Raste të mira patën edhe Gnabry e Ilkay Gundogan, por as këta nuk arritën të mposhtin portierin rumun për herë të dytë.
Gjermania është lider i Grupit J me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Armenia, Maqedonia e Veriut dhe Romania me tre, derisa Islanda e Lihtenshtajni janë ende pa pikë. /Telegrafi/
⏱️ 90. Min. +3
3️⃣ Punkte ✔️
0:1 #ROUGER#DieMannschaft pic.twitter.com/I7bGq0uNVG
— DFB-Team (@DFB_Team) March 28, 2021