Nga tetori i vitit të ardhshëm, gjatë sezonës së dimrit në Gjermani, vozitësit nuk do të lejohen më të vozisin veturat me gomat që kanë vetëm simbolin M+S.
Për një kohë të gjatë, gomat e përshtatshme për kushtet e dimrit mund të njiheshin edhe me emërtimin M+S, që do të thotë “baltë dhe borë”.
Edhe pse në pamje të parë duket se këto goma janë të përshtatshme edhe për kushtet e dimrit, gjermanët duket se nuk mendojnë më kështu.
Arsyeja mund të jetë se simboli nuk ishte i mbrojtur ligjërisht, kështu që nuk u kryen ndonjëherë teste të veçanta për karakteristikat e këtyre gomave.
Në vitin 2018, vetëm simboli Alpin përdoret për të përcaktuar gomat e dimrit dhe “të gjithë sezonit”.
Edhe pse gomat M+S nuk janë shitur prej disa kohësh, ato ende përdoren në një numër të madh të veturave.
Nëse goma ka edhe shenjën M+S dhe “simbolin alpin” (si në foton e kopertinës), ajo mund të përdoret.
Ata që vozisin me goma që kanë vetëm shenjën M+S rrezikojnë gjobën prej 60 euro dhe në rast aksidenti gjoba mund të jetë 120 euro. /Telegrafi/