Gjermania U21 e ka fituar Kampionatin Evropian për herë të tretë dhe të dytën rresht, pasi mposhti 1-0 Portugalinë U21 në finalen e zhvilluar në stadiumin “Stadion Stožice” në Slloveni, me Mërgim Berishën që ishte titullar dhe luajti për 68 minuta.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, portugezët e rinj rrezikuan me anë të Tiago Tomas që dështoi të shënonte, me goditjen që përfundoi afër shtyllës së djathtë.
Një tjetër mundësi e mirë për Portugalinë U21 erdhi pesë minuta më vonë nga rasti i parë, me Diogo Dalot (14’), me goditjen e tij që u bllokua nga mbrojtësit kundërshtar.
Më pas, Gjermani pati një mundësi të mirë përmes Lukas Nmecha, që pranoi një pasim të mirë brenda zonës, mirëpo i mungoi efikasiteti.
Në 45 minutat e dytë, gjermanët ia dolën të shënonin golin e fitores që erdhi në minutën e 49-të, aty ku Nmecha u tregua i saktë, duke mposhtur portierin portugez.
Gjermania vazhdoi më pas me presion të lartë, duke kërkuar edhe golin e dytë, por Karim Adeyemi (73’) dështoi të shënonte nga afërsia.
Të rinjtë gjermanë arritën të mbanin epërsinë e krijuar, duke ia dalë kështu që të fitonin trofeun më të çmuar në grupmoshat e tyre për përfaqësuese. /Telegrafi/
THAT'S IT!!!! 🥳🎉
GERMANY ARE 2021 EUROPEAN U21 CHAMPIONS! 🏆🇩🇪#U21EURO #GERPOR 1-0 pic.twitter.com/gJipxtPAw2
— germanfootball_dfb (@DFB_Team_EN) June 6, 2021