Site icon Telegrafi

Gjermania u paralajmërua për sulmin vetëvrasës me bombë

Gjermania ishte paralajmëruar më parë se një sirian i cili hodhi veten në erë muajin e kaluar mund të kryejë një përpjekje për vetëvrasje “spektakolare” në qoftë se do të bëheshin përpjekje për deportimin e tij, ka mësuar BBC Newsnight.

Mohammed Daleel ishte planifikuar të depërtohej, kur ai shpërtheu një bombë në qytetin bavarez të Ansbach më 24 korrik.

Një vlerësim psikologjik prej  25-faqesh i cili ishte shkruar rreth një vit më parë ka përmendur edhe “frymën ekstreme” të tij, transmeton KosovaPress.

Vlerësimi u dërgua në Zyrën Federale për Migracion dhe Refugjatë, dhe paralajmëroi se përpjekjet për deportimin e Daleel mund të rezultojë në një tentim vrasje  “spektakolare” .

Exit mobile version