Telegrafi

Gjermania do të shpenzojë 6.3 miliardë euro për të rritur stacionet e karikimit të automjeteve elektrike në tre vjetët e ardhshme

Qeveria federale e Gjermanisë ka miratuar një plan për të shpenzuar 6.3 miliardë euro gjatë tre vjetëve të ardhshme për të rritur shpejt numrin e stacioneve të karikimit të veturave elektrike në të gjithë vendin.

Ministri Federal i Transportit, Volker Wissing tha: “Ne e dimë se lëvizshmëria elektrike po rritet me shpejtësi, kështu që duhet të jemi të shpejtë”, transmeton Telegrafi.

Në planin afatgjatë, qeveria dëshiron të miratojë një rritje 14-fish të numrit të stacioneve të karikimit në vend – deri në 1 milion deri në vitin 2030, nga rreth 70,000 tani.

Fokusi do të shkojë në qytetet që aktualisht nuk janë të furnizuara mjaftueshëm.

Aktualisht ka rreth 1.5 milion EV në rrugët e Gjermanisë dhe ky numër synohet të rritet në 15 milionë deri në vitin 2030.

Kështu, infrastruktura e karikimit është thelbësore. Një pjesë e planit është përshpejtimi i miratimeve shtetërore për ndërtimin e pikave të karikimit. /Telegrafi/