Si pasojë e numrit të madh të rasteve të reja me COVID-19, qeveria e re në Gjermani planifikon të ashpërsojë masat – por vetëm për ata qytetarë që nuk janë vaksinuar kundër coronavirusit.
Të njëjtën kohë, ligji do të mund të garantonte që më nuk do të ketë izolim për të gjithë qytetarët e Gjermanisë, transmeton Telegrafi.
Për një masë të tillë Parlamenti gjerman do të duhej të votonte të enjten, kurse sot numri i rasteve ditore ka shkuar në 300 në 100 mijë banorë.
I pyetur se çfarë masash do të duhej të ndërmerreshin, deputeti gjerman nga radhët e Socialdemokratëve, Dirk Vize, tha se “kufizimet që do të dedikohen për ata që nuk janë vaksinuar, i konsiderojnë si vendime të arsyeshme”.
Të gjithë personat që nuk janë vaksinuar ndoshta do të detyrohen të punojnë nga shtëpia, e edhe nëse u lejohet të shkojnë në punë apo udhëtojnë me transport publik, do të obligohen të kenë me vete si dëshmi testin negativ të COVID-19.
E masa të tilla nga sot ka filluar të aplikojë shteti fqinj, Austria – që votoi për këto masa të kufizimit për të gjithë ata persona që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19. /Telegrafi/