Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Held, kanë nënshkruar sot kontratën për shfrytëzimin e pronës së paluajtshme për ndërtimin e objektit të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.
Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës thuhet se, ndërtimi i objektit të kësaj ambasade konfirmon përkushtimin e Qeverisë gjermane në avancimin e raporteve dhe marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve dhe shoqërive tona, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, që nga pas lufta Gjermania e ka ambasadën e vendosur në një objekt privat në lagjen Arbëria./Telegrafi/