Telegrafi

Gjermania do të ndajë 200 milionë euro ndihmë për Afganistanin

Gjermania do të ofrojë një ndihmë shtesë humanitare prej 200 milionë eurosh (223 milionë dollarë) për Afganistanin, njoftoi sot ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock gjatë një konference online.

“Kriza humanitare që po përjeton popullsia afgane është një nga më të rëndat në botë”, tha Baerbock.

Në të njëjtën kohë, Baerbock u bëri thirrje militantëve islamikë në pushtet në Afganistan, talebanëve që të ofrojnë qasje për punonjësit e ndihmës humanitare dhe të garantojnë sigurinë e tyre, raporton atsh.

Ministrja e Jashtme Baerbock tha se ishte e papranueshme që Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) nuk ishte aktualisht në gjendje të furnizonte me ushqim provincat e Kabulit, Kandaharit dhe Ghorit. /kp/Telegrafi/