Gjermania duhet të jetë në gjendje të fillojë imunizimin e njerëzve kundër Coronavirusit në tre muajt e parë të vitit 2021, tha ministri i shëndetësisë i vendit, Jens Spahn.
Dhe sipas tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, vaksina do të administrohej vetëm për ata që e dëshirojnë atë.
Ndërsa Gjermania është ende duke pritur që studiuesit e saj të zhvillojnë një vaksinë të coronavirusit, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, parashikoi të hënën se një vaksinim ishte vetëm disa muaj larg.
“Siç qëndrojnë gjërat sot, 12 tetor, unë supozoj se do të mund të fillonim në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, ka thënë të hënën ai.
Ai theksoi se vaksinimi do të ishte vullnetar.
Ndërsa siç shkruajnë mediat gjermane, autoritetet gjermane planifikojnë të fillojnë përpjekjen e vaksinimit me grupe me rrezik të lartë, të tilla si njerëz që vuajnë nga kushtet ekzistuese mjekësore, të moshuarit, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe punonjësit e shtëpive të pleqve.
Ndërkohë, edhe pse Rusia regjistroi një vaksinë të coronavirusit në gusht, njoftimi u prit me skepticizëm nga shkencëtarët në të gjithë botën.
SHBA, Kina dhe disa vende të tjera po ndjekin gjithashtu versionet e tyre të vaksinës.
Por OBSH, muajin e kaluar tha që nuk do të mbështeste asnjë vaksinë para se të provohet të jetë e sigurt dhe efektive. /Telegrafi/