Gjermania e ka fituar garën me Turqinë për organizimin e Kampionatit Evropian në vitin 2024.
Gjermanët njihen për infrastrukturë dhe stadiume të bukura.
Ata kishin organizuar Kampionatin Botëror që u zhvillua në vitin 2006 në të cilin kishte triumfuar Italia.
Stadiumi me kapacitetin më të madh është ai i kryeqytetit, Berlinit, me 70 mijë shikues.
Pas tij vijnë Allianz Arena me 66,026 shikues dhe Signal Iduna Park me 61,524.
Stadiumi më i vogël është ESPRIT Arena me 46 mijë shikues.
Gjermania ka kandiduar me stadiumet aktuale, ndërsa pritet të ketë rinovime të tyre deri në kohën kur do të mbahet eventi. /Telegrafi/
Berlin Olympic Stadium (70,033 shikues)
Allianz Arena (66,026 shikues)
ESPRIT Arena (46,264 shikues)
Mercedes-Benz-Arena (50,998 shikues)
Rhein Energie Stadion (46,922 shikues)
Imtech Arena (50,215 shikues)
Red Bull Arena (46,635 shikues)
Signal Iduna Park (61,524 shikues)
Veltins-Arena (49,471 shikues)
Commerzbank-Arena (48,057 shikues)