Telegrafi

Gjermania, shton punësimin e emigrantëve në administratë

Bëhet fjalë që të merret në konsideratë sa duhet pjesa e njerëzve me sfond migrimi në Gjermani edhe në fushën e shërbimeve publike, tha politikania e Unionit Kristaidemokrat.

Posaçërisht, urgjentisht nevojiten mësuese dhe mësues si dhe edukatore. Po ashtu duhet të shtohet prania e emigrantëve edhe në radhët e policisë, zjarrfikësve dhe në administratën komunale.