Telegrafi

Gjermania shqyrton mundësinë e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë

Qeveria gjermane njoftoi se futja e sanksioneve shtesë kundër Rusisë nuk mund të përjashtohet pasi gjykata në Moskë vendosi një dënim me burg për opozitarin. Alexei Navalnyn.

Një zëdhënës i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert, tha në një konferencë shtypi se Berlini do të diskutojë hapat e mëtejshëm me partnerët evropianë, raporton reuters.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania dhe Bashkimi Evropian i bënë thirrje Moskës që të lirojë Navalnyn.

Natën e kaluar, një gjykatë në Moskë zëvendësoi dënimin me kusht të kritikut të Kremlinit të korrupsionit, “çështja Yves Rocher” me një dënim me burg prej tre vjet e gjysmë.

Sipas informacionit jozyrtar, dënimi i Navalnyt do të ulet në rreth dy vjet e gjysmë, për shkak të kohës që kaloi në arrest shtëpiak.

Navalny u arrestua në kufirin rus më 17 janar pasi u kthye nga Gjermania, ku po shërohej nga helmimi me agjent nervor. /Telegrafi/