Telegrafi

Gjermania shpalos qëndrimin për Kosovën pas 10 dhjetorit

Kështu ka thënë sot në Prishtinë, Volker Stanzel, drejtor politik në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, pas takimit me anëtarët e Ekipit të Unitetit, ku ka bërë të ditur se vendi i tij mbështet arritjen e një kompromisi në mes të palëve gjatë këtyre negociatave shtesë, por 10 dhjetori duhet të jetë fundi i negociatave, dhe më pas duhet të merret vendimi për Kosovën.

Stanzel është takuar me kryetarin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili ka shprehur bindjen e tij se, pas 10 dhjetorit, duhet të merret vendim i shpejtë për Kosovën dhe se Gjermania do të luajë rol kyç në këtë drejtim. Diplomati gjerman është pritur edhe nga anëtari tjetër i EU-së, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Agim Çeku.