Telegrafi

Gjermania shkon drejt borxheve rekord

Në buxhetin shtesë për vitin 2009, ministri i Financave Peer Steinbrück ka parashikuar dyfishimin e borxheve të reja në 36,8 miliardë euro, thuhet në rrethet qeveritare.

Kjo shumë nuk përmban borxhet për fondet e investimeve në nivelin e 21 miliardë eurove. Kryetari i Komisionit të buxhetit në Bundestag, Otto Fricke (FDP) mendon se do të ketë futje të reja në borxhe në deri 60 miliardë dollarë. Kabineti qeveritar do të vendosë të martën e ardhshme për buxhetin shtesë./DW/