Gjermania e ka shkatërruar Bosnjën dhe Hercegovinën në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve, duke i mposhtur 7-0.
Pas vetëm dy minutash, Jamal Musiala e hapi llogarinë e golave për gjermanët, kur u asistua prej Joshua Kimmich.
Për 2-0 realizoi Kleindienst (23’), ndërsa Andrich ishte në rolin e asistuesit.
Kai Havertz realizoi për 3-0 në minutën e 37-të, ndërsa Florian Wirtz asistoi për yllin e Arsenalit.
Ëirtz në pjesën e dytë realizoi dy gola (50’ dhe 57’), për ta çuar epërsinë e Gjermanisë në 5-0.
Leroy Sane u fut po ashtu në listën e golashënuesve, kur në minutën e 66-të shënoi për 6-0.
Fitoren e Gjermanisë e vulosi Kleindeinst, pasi shënoi në minutën e 79-të për 7-0.
Po në këtë grup, fitore ka marrë edhe Holanda, që mposhti 4-0 Hungarinë.
Wout Weghorst shënoi nga penalltia në minutën e 21-të për 1-0.
Po nga penalltia i saktë u tregua edhe ylli i Liverpoolit, Cody Gakpo (45+12’) për 2-0.
Denzel Dumfries realizoi për 3-0 në minutën e 64-të me një asistim të Donny Malen.
Teun Koopmeiner e kompletoi fitoren e Tulipanëve në minutën e 86-të për 4-0.
Gjermania është lidere e grupit me 13 pikë, Holanda me tetë, Hungaria me pesë dhe Bosnja me vetëm një. /Telegrafi/