Gjermani ka gjetur shpejt edhe golin e dytë dhe të tretë në ndeshje ndaj Norvegjisë në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018.
Pas golit të shënuar nga Mesut Ozil, tani radha erdhi edhe për anësorin e Paris Saint-Germain, Julian Draxler.
Draxler ka shënuar për epërsinë 2-0 pas disa lëvizjeve të mira brenda zonës kundërshtare.
Goli i Draxlerit erdhi në minutën e 17 pas asistimit të Ozil.
Vetëm dy minuta më vonë radha i erdhi edhe sulmuesit, Timo Werner, i cili shënoi për 3-0. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=2a3MLU0E74U
https://twitter.com/EPL_Pozisyonlar/status/904783018199527425