Telegrafi

Gjermania me rekord ditor të rasteve me COVID-19

Gjermania ka regjistruar 6,638 raste të reja të të infektuarve me coronavirus.

Ky është numri më i madh i të sapo infektuarve në një ditë që nga fillimi i pandemisë.

Për shkak të rritjes së numrit të njerëzve që vuajnë nga coronavirusi, një takim midis kancelares, Angela Merkel dhe drejtuesve të provincave u mbajt të mërkurën, në të cilën u diskutuan masat për parandalimin e përhapjes së virusit.

Numri i përgjithshëm i rasteve tani është 341,223, treguan të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton reuters.

Rekordi i mëparshëm rekord ditor i Gjermanisë ishte 6,294 dhe u vendos më 28 mars, sipas RKI. Sipas të dhënave të fundit, numri i vdekjeve i raportuar u rrit me 33 në 9,710. /Telegrafi/