Gjermania raportoi 19 mijë raste të reja me coronavirus, shifër kjo rekorde që kur vendi u përball me pandeminë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të premten vendi regjistroi 18 mijë raste brenda 24 orëve të fundit, ndërsa vazhdojnë rritjet ditore sikurse edhe në disa vende të tjera evropiane.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në Gjermani u rrit në 517 mijë, bazuar në të dhënat e Worldomter, ndërsa deri më tani janë shënuar 10 mijë viktima.
Situata aktuale nga pandemia raportohet të jetë mjaft e rëndë në shumicën prej vendeve evropiane. Rritjet ditore me coronavirus vlerësohen të jenë më të larta se sa në valën e parë të pandemisë. /Telegrafi/