Autoritetet shëndetësore gjermane kanë publikuar të dhënat e fundit sa i përket gjendjes me pandeminë.
Në 24 orët e fundit, ishin 19,990 raste të infeksionit në Gjermani, njofoton Instituti Robert Koch.
Njëkohësisht, ky është numër rekord sa i përket të të infektuarve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë, raporton thelocal.de.
Në këtë mënyrë, shteti gjerman deri më tani ka regjistruar 597,583 persona të infektuar me coronavirus.
Ndryshe, 10949 persona kanë ndërruar jetë që nga muaji mars kur u regjistrua vdekja e parë. /Telegrafi/