Gjermania ka regjistruar pothuajse 34 mijë raste ditore me coronavirus në 24 orët e fundit, numri i saj më i lartë deri më tani, në atë që ministri i Shëndetësisë po e quan një “pandemi masive të të pavaksinuarve”.
Theksojmë se 165 persona kanë humbur jetën shkaku i COVID-19, raporton bbc.
Gjashtëmbëdhjetë milionë gjermanë nuk e kanë pasur as edhe një vaksinë. Megjithatë rastet e kujdesit intensiv spitalor janë ende më të ulëta se në pranverë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për gjysmë milioni vdekje të mundshme në Evropë deri në muajin shkurt.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha i ishte kërkuar më shumë herë certifikata e vaksinimit në një ditë në Romë sesa kishte qenë mbi katër javë në Gjermani.
Ndryshe, Gjermania deri më tani ka regjistruar 4.68 milionë raste gjersa kanë vdekur 96196 persona. /Telegrafi/