Site icon Telegrafi

Gjermania regjistron 16 mijë raste të reja me COVID-19

Gjermania raportoi rreth 16 mijë raste të reja me coronavirus brenda 24 orëve të fundit, derisa numri i përgjithshëm thuhet të jetë rritur në 790 mijë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, brenda një dite u regjistruan 107 viktima si pasojë e sëmundjes, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 12 mijë.

Rritja e rasteve me coronavirus në Gjermani duket se po ngadalësohet, sipas deklaratës që u bë të enjten nga qendra e kontrollit të sëmundjes në vend.

Shifra kryesore e “riprodhimit” ka rënë nën 1 në 0.89, bazuar në të dhënat e Institutit Robert Koch (RKI) me qendër në Berlin. /Telegrafi/

Exit mobile version