Site icon Telegrafi

Gjermania regjistroi numër rekord të viktimave nga coronavirusi, vendi rrezikon të shtrëngojë masat e bllokimit

Gjermania njoftoi të premten se kishte regjistruar 598 viktima nga coronavirusi brenda 24 orëve të fundit, bazuar në të dhënat e Institutit Robert Koch.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, kjo raportohet të jetë shifra më e lartë ditore për sa i përket numrit të viktimave që nga shpërthimi i pandemisë në Gjermani.

Vendi regjistroi 29 mijë raste të reja të premten, afërsisht 6,000 më shumë se një ditë më parë.

Ligjvënësit gjermanë do të takohen në ditët e ardhshme për të shtrënguar masat e bllokimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll rritjen e infeksioneve.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins, Gjermani ka tashmë 1.2 milion raste përfshirë dhe 21 mijë viktima. /Telegrafi/

Exit mobile version