Gjermania ka raportuar së fundmi 7,830 raste të reja nga coronavirusi, bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Robert Koch.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në 348 mijë.
Ndërkohë, bëhet e ditur se deri më tani më shumë se nëntë mijë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
Përveç, Gjermanisë shumë vende të tjera evropiane po përballen me rritje të rasteve nga virusi vdekjeprurës sikurse Franca, Britania e Madhe, Spanja, Belgjika, Holanda dhe zona të tjera.
Bazuar në të dhënat e fundit, rritja e rasteve të reja me COVID-19 në Evropë, vlerësohet të jetë shumë e lartë se sa në SHBA. /Telegrafi/