Site icon Telegrafi

Gjermania refuzon të njohë lëvizjen për pavarësi të Katalunisë

German Chancellor Angela Merkel arries to give a statement to comment on the result of the presidential elections in the US on November 9, 2016 in Berlin. / AFP PHOTO / TOBIAS SCHWARZ

Gjermania tha të premten se mbështet qeverinë spanjolle në debatin e saj me “separatistët në Kataluni” dhe nuk do të njohë një votim të pavarësisë nga parlamenti katalanas.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se Berlini shihte përshkallëzimin e situatës me shqetësim, duke vënë në dukje se shpallja e njëanshme e pavarësisë shkeli parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Spanjës, përcjell Telegrafi.

Qeveria spanjolle vendosi një kontroll të drejtpërdrejtë mbi Kataloninë, duke i hequr rajonit autonominë e saj më pak se një orë pasi parlamenti i Katalunisë shpalli pavarësinë.

“Qeveria gjermane nuk njeh një deklaratë të tillë të pavarësisë”, tha ai, duke shtuar se Berlini mbështeti “pozicionin e qartë” të kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy në përpjekjen e tij për të rivendosur qetësinë dhe rendin.

“Ne shpresojmë që të gjithë të përfshirët do të përdorin mundësitë e mbetura për dialog dhe de-përshkallëzim”, ka shtuar Seibert. /Telegrafi/

Exit mobile version