Qeveria gjermane sot hodhi poshtë kërkesat e reja të Greqisë për të paguar dëmet nga Luftës së Dytë Botërore, të cilat janë miratuar në Parlamentin grek.
“Pozicioni i qeverisë gjermane për këtë çështje është i pandryshuar. Çështja e dëmshpërblimeve gjermane, edhe ligjërisht si edhe politikisht, është zgjidhur përfundimisht, “tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, raporton portali A1one.
Ai shpjegoi se Gjermania është e vetëdijshme për përgjegjësinë historike, por që çështja e pagesës së kompensimit ushtarak për Berlinin është zgjidhur.
“Ne jemi të vetëdijshëm për padrejtësitë që Gjermania bëri gjatë socializmit kombëtar në Greqi. Dhe kjo është arsyeja pse ne përpiqemi që me Greqinë, një anëtar i Bashkimit Evropian dhe eurozonës, të kemi marrëdhënie të mirë dhe të mbetemi miq dhe partnerë “, tha Seibert.
Parlamenti grek dje i bëri thirrje qeverisë greke të marrë masat e duhura diplomatike dhe ligjore, për të kërkuar borxhet, pas të cilës u votua propozimi i kryetarit të Parlamentit grek Nikos Vucis për të kërkuar dëmshpërblim nga Gjermania.
Greqia po kërkon kompensim ushtarak për katastrofat dhe vjedhjet materiale, dëmshpërblimet ushtarake për viktimat dhe të afërmit e viktimave, dhe rikthimin e pasurisë arkeologjike dhe kishës.
Gjermania mendon se ka zgjidhur çështjen e dëmshpërblimeve me pagesën e 115 milion markave gjatë viteve 1960 sipas një marrëveshjeje me Greqinë dhe vendet e tjera perëndimore.
Përveç Greqisë, Polonia kohët e fundit ka kërkuar shlyerjen e dëmshpërblimit të Gjermanisë në shumën prej 800 miliardë euro.